Flash News

E-TJERA

U vra në atentat, kush ishte Niko Goro: Kushëriri i kryebashkiakut dhe posti që ka mbajtur në bashkinë e Himarës

U vra në atentat, kush ishte Niko Goro: Kushëriri i kryebashkiakut dhe

Niko Goro 51 vjeç u ekzekutua mëngjesin e sotëm me pesë plumba në shëtitoren e Himarës. Ngjarja ndodhi teksa Goro ishte pranë supermarketit në pronësi të motrës së tij, e cila po ashtu mbeti e plagosur në këmbë gjatë të shtënave dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Goro njihej si ndërtues dhe biznesmen në zonë. Ai ishte pronar i një bari dhe hoteli në Himarë, e po ashtu një tjetër objekt ishte në ndërtim e sipër.

Kush ishte Goro?

Nisur edhe nga mbiemri i tij, 51-vjeçari ishte kushëriri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Po ashtu, tre vjet më parë, në 2017-ën ai ka mbajtur postin e shefit të Turizmit në Bashkinë e këtij qytetit.

Ndërkohë, pak minuta më parë është vënë në pranga në kohë rekord një person si autor i dyshuar i vrasjes, i identifikuar me emrin Kliti Leka, 53 vjeç nga Tirana.

Dyshohet se shkak i vrasjes janë konfliktet për shkak të pronave.

 

Të fundit