Flash News

E-TJERA

Himarë/ Ekzekutohet me 5 plumba biznesmeni Niko Goro, plagoset edhe motra e tij; kapet në kohë rekord autori nga Tirana

Himarë/ Ekzekutohet me 5 plumba biznesmeni Niko Goro, plagoset edhe motra e

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Niko Goro, 51 vjeç rreth orës 09.00 në shëtitoren e Himarës.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se Goro është qëlluar me pesë plumba teksa ndodhej duke lëvizur në këmbë pranë një supermarketi në pronësi të motrës së tij.

Nisur nga dinamika e ngjarjes, duket se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar pasi autorët kanë studiuar më parë të gjitha lëvizjet e biznesmenit të njohur në fushën e ndërtimit në Himarë.

Ata e kanë qëlluar sapo ka dalë nga supermarketi dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Tuareg”.

Paraprakisht, pista kryesore e hetimit dyshohet të jenë konfliktet për shkak të aktivitetit të tij si biznesmen në fushën e ndërtimit, megjithatë policia ka bërë shoqërimet e para dhe po këqyren kamerat e sigurisë në zonë.

Goro ishte pronar i një bari dhe një hoteli të njohur në Himarë, ndërsa kishte në ndërtim e sipër një tjetër objekt në zonë.

Të fundit