Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një biznesmen në qendër të Himarës

Vritet me armë zjarri një biznesmen në qendër të

Vrasje më armë zjarri në Himarë.

Sipas të dhënave paraprake, është ekzekutuar me disa plumba një biznesmen. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në qendër të Himarës pranë një supermarketi dhe bëhet fjalë për biznesmenin Niko Goro, 51 vjeç. 

Deri tani, ende nuk dihet identiteti i autorit dhe motivi i vrasjes, por mësohet se personi që ka qëlluar biznesmenin mbante një maskë anti-covid.

Ai po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar me disa plumba nga autori. Dyshohet se bashkë me të është plagosur edhe një grua.   

Goro njihej si ndërtues në Himarë dhe ishte pronar i një bari dhe një hoteli të njohur në zonën bregdetare.

Vijon...

Të fundit