Flash News

E-TJERA

U vra nga bashkëshorti, flet babai i Klodiana Vefës: Vajza nuk kishte lidhje tjetër, Alfredi ka shpifur

U vra nga bashkëshorti, flet babai i Klodiana Vefës: Vajza nuk kishte

Babai i Klodiana Vefës, shqiptares që u vra nga bashkëshorti në Itali, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë.

Për News 24, babai i saj ka mohuar zërat se Vefa kishte tradhtuar Alfredin. Ai ka thënë se familja nuk ka ditur për konfliktet që çifti kishte duke thënë se Alfred Vefa ka shpifur për vajzën e tij.

“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë. Janë njohur me shkuesi. Nuk e dinim që kishin probleme dhe as që ishin ndarë. Kam shkuar në shtëpinë e tyre, kam ndenjur dhe nuk kam kuptuar asgjë.

Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër.

Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën. Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, rrëfeu i ati i 37-vjeçares.

Të fundit