Flash News

E-TJERA

U zhduk dy vite më parë, gjendet trupi i 24-vjeçarit Klevis Lleshi

U zhduk dy vite më parë, gjendet trupi i 24-vjeçarit Klevis

Pas dy vitesh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit nga Burreli, Klevis Llehsi.

Mësohet se trupi i Lleshit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. 24-vjeçari dyshohet se u mor peng dy vite më parë.

Sipas dëshmisë së nënës, Klevis Lleshi doli nga banesa e tij i shoqëruar nga shokët dhe pas afro dy orësh humbi çdo lloj kontakti me famlijen. Dyshohet që shkak të jetë bërë gjkmarrja mes dy familjeve, Lleshi dhe Hoxha.

Vite më parë, Klevisi kishte humbur babain dhe xhaxhain e tij si shkak i gjakmarrjes, ndërsa një kushëri ishte zhdukur.

Të fundit