Flash News

E-TJERA

Ulje temperaturash dhe stuhi shiu,moti për javën e ardhshme

Ulje temperaturash dhe stuhi shiu,moti për javën e ardhshme

Moti mesa duket javën e ardhme do të futet në stinën tipike të vjeshtës sa u përket temperaturave por edhe reshjeve të shiut.

E hëna parashikohet e kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta, ndërsa nga e marta dhe në vazhdim do të kemi rikthim të reshjeve të shiut si dhe ulje temperaturash.

Duke nisur nga dita e mërkurë temperaturat maksimale por dhe ato minimale do të pësojnë rënie në disa gradë.

Ndërkohë që gjatë javës nuk do të mungojnë reshjet e shiut që hera herës parashikohet të vinë edhe në formën e stuhive.

Të fundit