Flash News

E-TJERA

Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Ekonomisë: Kërkojmë siguri në punë dhe paga më të larta

Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Ekonomisë:

Sot, në Ditën e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka zhvilluar një protestë para Ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar rritje pagash dhe më shumë siguri në vendin e punës.

Përfaqësues të sindikatës kanë theksuar nevojën për masa konkrete nga qeveria, duke vënë theksin tek kostoja e lartë e jetesës dhe pagat e ulëta në vend.

“Siguri në punë, minimum jetik. Sot më shumë se kurrë kjo qeveri dhe institucionet duhet të mendojnë për punëtorët dhe shtresat në nevojë. Çfarë kosto jetese është të jetosh në Shqipëri? Kostoja është si të jetosh në Francë, por pagat janë shumë më të ulëta”, u shpreh një përfaqësues i Unionit gjatë protestës.

Në deklaratat e tyre, sindikalistët bënë thirrje për më shumë vëmendje ndaj kushteve të punës dhe mbrojtjes sociale, ndërsa i drejtuan një apel edhe punëtorëve që të jenë më të bashkuar dhe “të mos kenë frikë” për të kërkuar të drejtat e tyre.

Të fundit