Flash News

E-TJERA

Unioni i të Përndjekurve Politik: Dënojmë propogandën që Rama bëri në vilën e diktatorit

Unioni i të Përndjekurve Politik: Dënojmë propogandën

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve Politik të Shqipërisë, ka dënuar përdorimin e objekteve me simbolikë diktatoriale nga Edi Rama.

Në një reagim zyrtar Unioni shprehet se trashëgimtarja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë e ktheu Samitin e Berlinit në propagandë komuniste, duke shtuar se ka dënuar ceremoninë e mbajtur në vilën e diktatorit Enver Hoxha, nga Edi Rama për nder të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Reagimi i plotë

Mbas 31 vjet “tranzicioni” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritur pikën ma të ulët në demokratizimin e vendit dhe kemi ra në një pellg imoraliteti që kërcënon me u revelue “i pa shërim”. Ne antikomunstët e pritëm me shumë kënaqësi Samitin e Berlinit si dhe vizitën e Presidentit Makron në vendin tonë.

Sigurisht dhe fatkeqësisht trashëgimtarja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë event europian e kthejë në propogandë komuniste duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të luftës s ë ftohtë ndaj kombit të vet në një propagandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propogandistike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në europë që nuk i ka dënuar krimet makbare të diktatorit Enver Hoxha.

Për reuastrimin e këtyre objekteve janë harxhuar miljona euro dhe vila ku e kishte zaptuar krimineli nuk i përmendet pronari, që është e Shefqet Verlacit, por kulmi i propagandës së pasardhësit  të diktatorit Edi Rama dhe Partisë Socijaliste, por kulmi i propagandës arriti kur në vilën e diktatorit ushtonte vidjo me këngën Edit Piaf”ora  05:15 “Jo nuk jam ba pishman” e famshme por që bie me simbolika të frikshme.

Apologji e krimeve të komunizmit.  Për çfarë nuk është bërë pishman Edi Rama për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka  zhdukur kufomat nga diktatori, për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, për zhdukjen e mijëra institucjoneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri.

Dhe ka 32 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjësimin të i dënoi këto krime po vazhdon propagandën në nderim të diktatorit Hoxha Nuk është ba pishman se ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ja kaluam drejtësisë ta dënoi krimin enveristë. Ne përçuam paqen Kryeministri përçon urrejtjen.

Si do të tingëllonte në Francë  ky mesazh, si Apologji, SHOAH.

Ftojmë, presidentin Makron dhe  qeverinë Franceze të distancohet  nga ky mesazh urrejtës.

Së bashku, të gjithë ngrihemi lart e të fitojmë betejën morale: shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejuar që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale, si në Verlacit, por kulmi i propagandës së pasardhësit  të diktatorit Edi Rama dhe Partisë Socijaliste, por kulmi i propagandës arriti kur në vilën e diktatorit ushtonte vidjo me këngën Edit Piaf”ora 05:15 “Jo nuk jam ba pishman” e famshme por që bie me simbolika të frikshme. Apologji e krimeve të komunizmit. 

Për çfarë nuk është bërë pishman Edi Rama për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka  zhdukur kufomat nga diktatori, për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, për zhdukjen e mijëra institucjoneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri.

Dhe ka 32 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjësimin të i dënoi këto krime po vazhdon propagandën në nderim të diktatorit Hoxha Nuk është ba pishman se ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ja kaluam drejtësisë ta dënoi krimin enveristë. Ne përçuam paqen Kryeministri përçon urrejtjen.

Si do të tingëllonte në Francë  ky mesazh, si Apologji, SHOAH.

Ftojmë, presidentin Makron dhe  qeverinë Franceze të distancohet  nga ky mesazh urrejtës.

Së bashku, të gjithë ngrihemi nalt e të fitojmë betejën morale: shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejuar që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale, si në komunizëm.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit