Flash News

E-TJERA

Urbani përplasi mjetet, flet një nga shoferët e aksidentuar: Vetëm mbaja këmbën në frena, pashë shumë të plagosur

Urbani përplasi mjetet, flet një nga shoferët e aksidentuar:

Një nga shoferët e aksidentuar sot nga përplasja e urbanit të linjës së Unazës me disa automjete, ka rrëfyer momentet e përplasjes.

Shoferi deklaroi se fillimisht vetëm ka frenuar duke mos kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij brenda urbanit pa që kishte shumë të plagosur.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

Të paktën 9 mjete raportohet të jenë përplasur nga autobusi. Shkaqet që çuan në aksidentin masiv nuk dihen ende, ndërsa tre persona janë dërguar në spital për mjekim.

Të fundit