Flash News

E-TJERA

Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, pritet në Presidencë nga Begaj

Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, pritet në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nesër.

Presidenti Bajram Begaj do të presë Von der Leyen në zyrën e tij sot rreth orës 15:30 me të cilën do të zhvillojë një takim dhe diskutime.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet nesër në Tiranë do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Të fundit