Flash News

E-TJERA

'Vatra e kapur nga Rama'/ Aktivisti shpalos pankartën në takimin me Lindita Nikollën në SHBA

'Vatra e kapur nga Rama'/ Aktivisti shpalos pankartën në

Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dy prej aktivistëve të grupit 'Vatra' në SHBA nuk u lejuan që të merrnin pjesë në një mbledhje ku e pranishme ishte edhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kryetari i Vatras në zonën e Manhattan Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij, u paraqitën në këtë mbledhje me një pankartë:'Vatra e kapur nga Edi Rama'

Mirëpo, ata nuk u lejuan që ta shpalosin këtë pankartë, e më pas nisi edhe debati me personat e pranishëm.

'Do më kapësh ti me dorë mua? Nëse më prek do të shkoj në polici"- i thotë Mirakaj personit që i kërkoi të largohej nga salla.

Të fundit