Flash News

E-TJERA

Vdekja e kenianes në Tiranë, eksperti: Ngjarja mund të jetë fshehur për shkak të një politikani

Vdekja e kenianes në Tiranë, eksperti: Ngjarja mund të jetë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ngre shumë pikëpyetje për vdekjen e mistershme të vajzës keniane në Tiranë, Joy Aoko në 13 gusht të vitit të shkuar.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se ngjarja është rrethuar me mister dhe ka disa arsye pse mund të jetë fshehur.

Duke cituar gazetarët investigativë, ai tha se mund të jetë mbajtur e fshehur për shkak të lidhjes së ngjarjes me një politikan.

Siç është përmendur nga media, policia ka heshtur, un kam pasur një komunikim më ka thënë që është regjistruar si ngjarje po është bërë publike vetëm në 9 nëntor. Nga 14 gusht-22 shtator kjo çështje nuk e di nga kush është menaxhuar. Këtu ka diçka që fshihet.

Banesa e saj ishte në një situatë kaotike të orendive, dukej që ishte bërë një përplasje e madhe, ajo është sulmuar fizikisht, mbase edhe seksualisht.  Mëngjesin e datës 14 është gjetur e hedhur. Kur shoqet e saj e deklaruan sit ë humbur, ajo ishte në spital në gjendje kome.

Që në momentin e parë ka pasur nevojë për ndërhyje të specializuar, megjithëse dhe ambasada nigeriane ka ndërhyrë. Duhet të trajtohen me humanizëm këto raste, për të mos vajtuar në kushtet e racizmit.  Prokuroria duhet të kishte filluar një hetim të veçantë, pse nuk është publikuar.

 Nuk mund të punojnë me 20 standarde, nxjerrin një mace që shpëtohet në pemë dhe jo raste kaq të rënda.  Është thënë që për shkak të lidhjeve me një politikan kjo ngjarje mund të jetë fshehur”- tha Karamuço.

 22-vjeçarja ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Kenia pas disa kohësh qëndrimi në gjendje kome.

 

Të fundit