Flash News

E-TJERA

Vdekja e të miturit në Tiranë pas ndërhyrjes te dentisti, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e të miturit në Tiranë pas ndërhyrjes te dentisti,

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me rastin e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikën private dentare në Rrugën e Kavajës.

Pas referimit nga Policia e Shtetit, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja. Me hetimin e rastit po merret prokurorja Alma Felaj.

REAGIMI I PROKURORISE
Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal. Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

Ngjarja 

Pasi gjendja e fëmijët është përkeqësuar, ai ka qëndruar dy ditë në reanimacion, ku edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë.  

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.

Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, 3-vjeçari është ndjerë keq.

Pasi gjendja e fëmijët është përkeqësuar, ai ka qëndruar dy ditë në reanimacion, ku edhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka proceduar mjekun.

 

Të fundit