Flash News

E-TJERA

Vendimi i qeverisë: Vila e ish-diktatorit Hoxha do të kthehet në qendër arti

Vendimi i qeverisë: Vila e ish-diktatorit Hoxha do të kthehet në

Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha do të kthehet në një qendër arti. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të qeverisë, ndërtesa do të shfrytëzohet për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Projekti do të zbatohet nga Ministria e Kulturës e cila do të jetë përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si edhe kostot e mirëmbajtjes së trajtimit të ambienteve në periudhën kur do të shfrytëzohet.

Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes.

Pas vitit 1991, shtesa e re e godinës është përdorur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për pritje zyrtare dhe aktivitetet të ndryshme. Ndërsa pjesa e vjetër vijon të funksionojë si biznes, hotel dhe restorant.

Të fundit