Flash News

E-TJERA

Video/ Deputeti i PD heq kostumin e politikanit dhe shfaqet duke kërcyer, incidenti që shkriu së qeshuri anëtarët i jurisë

Video/ Deputeti i PD heq kostumin e politikanit dhe shfaqet duke kërcyer,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shfaqur ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në ekran. Këtë sezon është një nga konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”.

Natën e mbrëmshme, deputeti demokrat hyri në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.

Korreshi dhe balerina profesioniste kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi.

Një ndër momentet që shkaktoi shumë të qeshura ishte dhe fundi i performancës së kërcimit të Korreshit, ku pasi partnerja në kërcim i hodhi shalqinin, ai nuk arriti dot ta kapte.

Anëtarët e jurisë, e vlerësuan për origjinalitet dhe atmosferën që sollën dhe në fund e vlerësuan me 22 pikë.

 

 

Të fundit