Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Goditet me grusht Presidenti i Skënderbeut

VIDEO/ Goditet me grusht Presidenti i Skënderbeut

Skënderbeu dhe Vllaznia po zhvillojnë përballjen e tyre në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë, ndërsa në fillimin e ndeshjes është regjistruar edhe një incident në tribunën VIP.

Një person pasi ka debatuar me presidentin e skuadrës korçare, Ardian Takaj, e ka goditur me grusht atë, duke shkaktuar kaos në ato momente.

Sipas PanoramaSport, personi që debatoi dhe goditi Takajn, është prindi i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zënkës mes tyre.

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

 

Të fundit