Flash News

E-TJERA

Video/ Grabitja në Kamëz, momenti kur dy autorët e maskuar futen në argjendari me kallashnikov

Video/  Grabitja në Kamëz, momenti kur dy autorët e maskuar futen

Një argjendari në zonën e Kamzës është grabitur një ditë më parë nga dy persona të armatosur, në një ngjarje që ka zgjatur më pak se një minutë dhe është kryer me shpejtësi të madhe.

Sipas pamjeve të sigurisë, autorët kanë hyrë me vrull në ambientet e biznesit dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë thyer vitrinat ku ndodheshin bizhuteritë, duke marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar me motor.

Gjatë arratisjes, dyshohet se kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë rrëzuar, por kanë arritur të largohen sërish nga vendngjarja. Kamerat e sigurisë i kanë ndjekur deri në drejtim të zonës së Zall-Herrit, ku dyshohet se kanë vijuar lëvizjen për t’i shpëtuar policisë.

Forcat e rendit i kanë shpallur autorët në kërkim dhe po punojnë për identifikimin e tyre, ndërsa deri më tani janë shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikim, të cilët më pas janë lënë të lirë pasi nuk u gjetën lidhje me ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake, dëmi i shkaktuar nga grabitja vlerësohet në rreth 7 milionë lekë të vjetra.

Të fundit