Flash News

E-TJERA

Video/ Incidenti në Eurovision, delegacioni serb tenton t'i largojë shqiptarëve flamurin e Kosovës

Video/ Incidenti në Eurovision, delegacioni serb tenton t'i

Një incident është regjistruar në Qendrën e Mediave gjatë finales së Eurovision Song Contest 2026 në Vienna, ku protagonist është bërë gazetari nga Kosova, Albert Limani.

Sipas reagimit të tij publik, ngjarja ka ndodhur teksa ai dhe kolegë të tjerë po festonin performancën e artistit shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nan”.

Gazetari nga Kosova, Albert Limani ka treguar se një grua nga delegacioni serb është afruar dhe ka tentuar t’u largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se simboli nuk lejohej në ambientet e festivalit.

Gazetari kosovar ka bërë të ditur se nuk ka lejuar prekjen e flamurit dhe se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se flamuri i Kosovës do të valojë kudo dhe se do të mbrohet në çdo rast.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook.

 

Të fundit