Flash News

E-TJERA

Video/ Makinat copë-copë, çfarë ka mbetur nga aksidenti me dy të vdekur në aksin Milot-Morinë

Video/ Makinat copë-copë, çfarë ka mbetur nga aksidenti

Një aksident me dy viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Sipas policisë, një autobot është përplasur me dy makina, e si pasojë kanë humbur jetën 2 persona. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre të tjerë.

Siç shihet në pamjet e më mëposhtme mjetet janë bërë copë-copë dhe qarkullimi është bllokuar.

"Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.


Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

 

Të fundit