Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur studentët nga Tirana ndalohen në kufi gjatë rrugës për në Shkup, u mbajtën 8 orë të bllokuar

Video/ Momenti kur studentët nga Tirana ndalohen në kufi gjatë

Ky është momenti kur një grup studentësh nga Tirana, të cilët ishin nisur drejt Shkupit për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga studentët shqiptarë atje, u ndaluan nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare të Bllatës.

Pas ndalimit në kufi ata janë shoqëruar dhe mbajtur për një periudhë të zgjatur në një zonë në rajonin e Kumanovës, ku kanë qëndruar për orë të tëra nën verifikim.

Studentët deklarojnë se kanë kaluar rreth 8 orë të bllokuar brenda autobusit, pa u lejuar të vijojnë udhëtimin dhe pa iu ofruar ushqim gjatë kësaj kohe, ndërsa procedurat e kontrollit janë zgjatur më tej.

Mësohet se ndërhyrja e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup ka bërë të mundur lokalizimin e tyre dhe zgjidhjen e situatës, duke u hapur rruga që studentët të vijojnë më pas udhëtimin drejt Shkupit.

 

Të fundit