Flash News

E-TJERA

Video/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët ndezin atmosferën në rrugët e Tiranës

Video/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët ndezin atmosferën

Teksa dhe pak orë na ndajnë ndeshja Shqipëri-Çeki, qindra tifozë të kombëtares por edhe çekë kanë mbushur rrugët e Tiranës.

Video/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët ndezin atmosferën Video/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët ndezin atmosferën

Tifozët Kuq e Zi janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë nisur festën me këngë patriotike. Ngjyrat kuqezi mund t’i hasësh kudo, duke të dhënë përshtypjen se diçka e madhe do vijë sonte.

Video/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët ndezin atmosferën

Ndërkohë të shumta janë edhe forcat e policisë të cilat kanë "blinduar" stadiumin dhe disa nga rrugët e kryeqytetit.  

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Çekisë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Në këtë turne, kombëtarja shqiptare ka mundësinë të kualifikohet për një garë prestigjioze në nivel evropian, duke pasur mundësinë të përfaqësojë vendin në një ngjarje të madhe sportive.

Të fundit