Flash News

E-TJERA

Video/ “Zoti Sali…”/ Momenti i sikletshëm në takimin e Salianjit, pedagogu e ngatërron me Berishën gjatë prezantimit

 Video/ “Zoti Sali…”/ Momenti i sikletshëm në

Një moment i sikletshëm është regjistruar gjatë aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, i inicuar nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji.

Teksa pedagogu Ardian Isufi po e ftonte në podium për të mbajtur fjalën e tij, ai gabimisht iu drejtua me fjalët “Zoti Sali…”, duke krijuar konfuzion dhe reagime mes të pranishmëve.

Pas një pauze të shkurtër, Isufi korrigjoi menjëherë veten duke thënë “Salianji”, por momenti nuk kaloi pa u vënë re, sidomos për shkak të raportit të tensionuar politik mes Salianjit dhe Sali Berishës, ndaj të cilit ish deputeti demokrat i ka dalë kundër. 

Të fundit