Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Përfshihen nga flakët katër betoniere, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Vlorë/ Përfshihen nga flakët katër betoniere, dyshohet

Katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune, në pronësi të Blerti Mehillajt në zonën e Fushë Dukatit.

Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin e ngjarjes.

Dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit