Flash News

E-TJERA

Vodhën “Benz”-in, e çmontuan dhe e shitën, arrestohen 3 persona në Tiranë

Vodhën “Benz”-in, e çmontuan dhe e shitën,

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se kanë vjedhur një makinë në zonën e Yrshekut dhe më pas e kanë çmontuar për ta shitur me pjesë.

Blutë e Tiranës bëjnë më dije në pranga janë vënë shtetasit R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Luna", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas që vodhën një automjet, të cilin dyshohet se e kanë çmontuar në pjesë dhe i kanë shitur ato.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autorët e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprën penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Luna".  

Si rezultat i këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: 

- R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.   

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip "Benz", në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit