Flash News

E-TJERA

Vodhën edhe banesën e gjyqtares, arrestohen hajdutët e Durrësit

Vodhën edhe banesën e gjyqtares, arrestohen hajdutët e

Ilir Sharka, Aldi Rama dhe Arif Nezha janë arrestuar për vjedhje nga policia e Durrësit. Ata akuzohen për 7 vjedhje të kryera në harkun kohor të rreth 1 viti.

Sipas hetuesve, të arrestuarit vepronin si grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i kryenin vjedhjet kur nuk kishte njerëz në këto banesa.

Një nga banesat e vjedhura ishte ajo e një gjyqtareje në qytetin bregdetar, ku është denoncuar se janë marrë 3 000 euro dhe 3 çanta.

Anëtarët e grupit, sqaruan të njëjtat burime, përdornin shkallë dhe litarë, për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë.

Blutë kanë arritur të sekuestrojnë rreth 115 000 lekë, pavarësisht se shuma e vjedhur vlerësohet disa herë më e madhe. Po ashtu, janë sekuestruar bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të përdorura nga të arrestuarit gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete.

Operacioni për ndalimin e tre personave u kodua “Metoda”, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ata fshihen pas episodeve të tjera të kësaj natyre.

Vjedhjet e kryera për të cilat akuzohen të arrestuarit nga policia:

-më datë 05.06.2023, kanë vjedhur në banesën e shtetases V.P. (me detyrë gjyqtare), 3 çanta dhe 3 000 euro;

-më datë 16.10.2022, në banesën e shtetasit N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri;

-më datë 21.01.2023, në banesën e shtetases A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro;

-më datë 09.05.2023, në banesën e shtetasit S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë;

-më datë 15.07.2023, në banesën e shtetasit Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë;

-më datë 31.08.2023, në banesën e shtetasit E. K., kanë vjedhur 1500 euro;

-më datë 30.09.2023, në banesën e shtetasit A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.

Të fundit