Flash News

E-TJERA

Vodhi librin ‘Gjuetari i Balonave”, si u dënua nga gjykata 19-vjeçari nga Tirana: S’kisha lekë ta blija

Vodhi librin ‘Gjuetari i Balonave”, si u dënua nga gjykata

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sjell në vëmendje dy histori sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme se si po ‘vdes’ njerëzorja në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha trgonn si u dënua nga gjykata një vajzë e cila dërgoi me makinë në spital një të plagosur, ndonëse nuk kishte patentë, si dhe rastin e një tjetër të riu i cili u dënua po ashtu se vodhi një libër.

“Ne Shqiperine tone dy histori te verteta te dy njerezve ! Dhe si vdes njerezorja tek ne !

Ndoqa gjykimin kunder nje vajze te re, e cila per te shpetuar nje qytetar te demtuar nga nje aksident rrugor , si deshmitare ne vendngjarje drejtoi makinen pa patente dhe e coi te plagosurin ne spital. Aty e akuzuara priti policine dhe tregoi se si e dha ndihmen e pare. Policia i kerkoi dokumentat dhe e arrestoi me pas per drejtim mjeti pa patente. Per kete akuze prokuroria me syte ulur kerkoi deklarimin fajtore te shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.

Ne fund të gjykimit e pyes gjyqtarin : i nderuar , si ky vendim a ke dhene te tjere verdikte fajesie qe nuk do doje kurre ti kishe shpallur?

U pergjigj: Po. Tete vite me pare, me ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia per vjedhje. Ma sollen te pandehur. Kur lexova dosjen, pashe qe kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

E pyeta : pse e vodhe? Me tha “ Nuk kisha para, kisha degjuar aq shume per kete liber sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat. “

Ishte 19 vjec. Nuk dhashe burg per te, por e denova !”, shruan gazetarja.

 

Të fundit