Flash News

E-TJERA

Vodhi nën kërcënimin e armës paratë e një biznesi në rrugën “Myslym Shyri”, policia jep detajet

Vodhi nën kërcënimin e armës paratë e një biznesi

Një biznes në rrugën “Myslym Shyri” ka rënë prej e një vjedhje me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Policia e Tiranës njofton se një shtetas ende i paidentifikuar i veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit