Flash News

Kosova

Von der Leyen takim me Vuçiçin: Serbia t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese

Von der Leyen takim me Vuçiçin: Serbia t’i zbatojë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas vizitës në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, ditën e sotme ishte në Beograd ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Gjatë fjalës së saj Von der Leyen theksoi se Serbia duhet të fillojë t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese.

Përveç kësaj, Serbia duhet të fillojë t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha Leyen.

Vuçiç tha se BE-ja është partneri më i rëndësishëm ekonomik ndërsa shtoi se investitorët më të mëdhenj vijnë nga BE-ja.

Republika e Serbisë është partneri kryesor tregtar i Bashkimit Europian nga Ballkani Perëndimor. Republika e Serbisë ka një peshë prej 50 për qind në eksportin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Pra, vetë Serbia 50 për qind, të gjitha të tjerat 50 për qind dhe po ashtu në dhjetë vitet e fundit ka arritur mesataren më të lartë të rritjes vjetore të eksporteve në Bashkimin Europian në vlerë prej 14.4 për qind”, tha Vuçiç.

Të fundit