Flash News


E-TJERA

Votat e ‘listës së hapur’, KQZ: Nëse ka mospërputhje, do mbahet përgjegjësi penale

Votat e ‘listës së hapur’, KQZ: Nëse ka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me shqetësimet mbi numërimin e votave në “listën e hapur”.

KQZ, në një reagim, shprehet se janë regjistruar me pamje filmike momentet e numërimit të votave dhe në rast se ka mospërputhje, komisioneri përgjegjës dhe numëruesi do të mbajën përgjegjësi penale.

"Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar 'trafikimin' e votave për kandidatët e 'listës së hapur' të çdo subjekti.

KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor", shkruan KQZ.

Të fundit