Flash News

E-TJERA

Voton Begaj, apel shqiptarëve: Shprehni lirisht vullnetin pa presion dhe me përgjegjësi

Voton Begaj, apel shqiptarëve: Shprehni lirisht vullnetin pa presion dhe me

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, votoi sot së bashku me bashkëshorten e tij në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Pas votimit, Presidenti Begaj iu përgjigj interesit të mediave, ku theksoi rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe për demokracinë shqiptare, duke nënvizuar se zgjedhjet e sotme zhvillohen në një moment të veçantë për vendin.

“Procesi është i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë. Kemi hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për herë të parë voton Diaspora.

Zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të mira.

Kjo ditë e sotme duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste, ku qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjësi, dhe ku zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe ai i numërimit, ndërsa administratorët zgjedhorë kanë detyrim ligjor t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Të fundit