Flash News

E-TJERA

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, Prokuroria çon në gjyq të atin libanez

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, Prokuroria çon në

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin libanez Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Sipas organit të akuzës, ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese”, një vepër penale që parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 shkurt 2025 në Tiranë, ku viktima, një 24-vjeçare me origjinë palestineze që jetonte në Gjermani, u gjet e pajetë në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Sipas hetimeve, ajo kishte mbërritur në Shqipëri më 19 shkurt së bashku me të atin, Fadi Alwan, 49 vjeç, dhe ishin akomoduar në apartamentin ku ndodhi ngjarja. Autoritetet dyshojnë se viktima ishte vrarë disa ditë para se të zbulohej trupi.

Të fundit