Flash News

E-TJERA

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, dënohet me burg përjetë Xhuliano Hoxha

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, dënohet me burg

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Euglen Halilin.

Ata akuzohen për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan, e kryer më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.

Hoxha dhe Halili, e masakruan me thikë 23-vjeçarin Rigels Runaj, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë.

Ndërkohë, në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit, fiinancues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Nga provat e grumbulluara për këtë vrasje rezulton se të dy këta persona kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë. 

Të fundit