Flash News

E-TJERA

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Erion Alibej refuzon të flasë

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Erion Alibej refuzon të

Erion Alibej ka vendosur të mos flasë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Alibej u thirr në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, por refuzoi të flasë. AI tha se do të dëshmonte në një moment të dytë.

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”, ka thënë Alibej.

Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në vitin 2020. Runaj ishte mis i besuar i Emiljano Ramazanit, ky i fundit i ekzekutuar 10 ditë para vrasjes së Runajt.

Erion Alibeaj është i dyshuari kryesor në ekzekutimin e dyshes.

Të fundit