Flash News

E-TJERA

Vrasja e kenianes, eksperti i kriminalistikës: Flitet për lidhje të personave të pushtetshëm

Vrasja e kenianes, eksperti i kriminalistikës: Flitet për lidhje

Vrasja e 22 vjeçares keniane, Joey Ayoko ka vënë në punë autoritetet shqiptare që të zbardhin ngjarjen. Në lidhje me këtë temë ka folur eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka folur për “Panorama TV” dhe tha se kjo ishte një ngjarje që mund të zbardhej për 6 ditë.

Ai tha se kjo çështje duhet t’i kalojë SPAK-ut dhe se duhet të nisen hetimet për policinë pasi sipas tij është në diskutim autoriteti i shtetit. Rexhepi shtoi se pas kësaj ngjarjeje flitet se mund të qëndrojnë persona të pushtetshëm, si një arsye që kanë penguar hetimet.

“Ka një tendencë për të mosadministruar mirë provat dhe një tendencë për të mos sqaruar mirë ngjarjen. Është ngjarje lehtësisht e zbulueshme dhe lehtësisht e provueshme."

"Nga informacionet që kanë qarkulluar në media, nëse bëhej një hetim me një profesionalizëm të zakonshëm, ngjarja do të zbardhej. Unë nuk gjykoj se është shkak racizmi. Flitet për lidhje të personave të pushtetshëm.

"Në momentin që ka ndodhur ngjarja, nëse do të ishin thirrur mjekët ligjorë, ngjarja do të zbardhej shumë thjeshtë. Ka trafik telefonatash mes vajzës dhe shoqeve të saj. Ka pamje filmike. Nuk dimë asnjë të shoqëruar deri më tani. Edhe sot po të sforcohemi mund ta zbardhim ngjarjen."

"Duket që ka një mungesë vullneti. Ka ndodhu tentativë përdhunimi në dhomë. Nga një informacion që u dha dje, u tha që është gjetur një shiringë dhe u tha se kishte gjurmë. Po pse vetëm te shiringa kishte gjurmë?"

"Kjo ngjarje duhet të kishte marrë përmasat e protestave për Klodian Rashën. Këtu është në diskutim autoriteti i shtetit. Këtu duhet të thirrej elita e drejtuesve. Në momentin që ngjarja mbërrin në Prokurori, duhej reaguar fuqishëm."

"Arrestohen njerëz me dyshime jo shumë të arsyeshme dhe shpesh herë mbahen në burg edhe pa arsye. Ngjarja ka tendencë maksimale për ta fshehur. Kjo ngjarje nuk e kalon 6 ditëshin që të zbardhet. Një mjek ligjor e ndan në punë minutash nëse ka dëmtime nga hedhja apo jo. Nuk kemi përpara një krim profesionist."

"Merrej telefoni i vajzës dhe i perësonave të dyshuar dhe shikoheshin lokacionet. Rasti i asaj gruas me 500 mijë eurot me një minipërgjim dili në komisariat. Ngjarja duhet t’i transferohet SPAK-ut. Edhe SHÇBA duhet të kishte nisur hetim. Ajo mamaja e vajzës dha shumë detaje, në disa momente edhe kërciste deklarata e saj, por kishte shumë momente që mund të merreshin”, u shpreh Rexhepi.

 

Të fundit