Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Bardhit, familja Reçi ‘thyen’ heshtjen: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Martin Bardhit, familja Reçi ‘thyen’ heshtjen: Nuk

Martin Bardhi u ekzekutua në muajin shtator me breshëri plumbash në Rrëshen. E dyshuara kyçe ishte familja Reçi, për shkak të një konflikti të vjetër mes dy familjeve.

Për herë të parë, familja Reçi ka reaguar publikisht duke thyer heshtjen për krimin e rëndë që tronditi Rrëshenin.

Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë vite më parë, ka mohuar që të kenë lidhje me ekzekutimin e Martin Bardhit.Ai pohon se këtë e kanë deklaruar edhe para organeve të drejtësisë.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26 shtatorit teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Të fundit