Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, paralajmërimi i avokates: Rrezikohet jeta e një dëshmitari

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, paralajmërimi i avokates: Rrezikohet jeta e

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, Rezarta Tahiraj, ka ngritur alarmin se një nga dëshmitarët për vrasjen e tij në zgjedhjet e 21 Prillit, mund të jetë në rrezik.

Sipas avokates, në seancën e zhvilluar më 1 Shkurt, ky dëshmitar ka pohuar se mund të identifikojë dy personat e armatosur, që sipas tij kishin kërcënuar viktimën para ngjarjes, raporton News 24.

Avokatja thotë se dëhsmitari mund të ketë jetën në rrezik dhe mund të jetë i kërcënuar nga dy personat në fjalë, që kërkojnë ndryshimin e deklarimeve të deshmitarit.

“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia. Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë. Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar të ndryshojë deklarimet e tij”, shprehet Tahiraj.

 

Të fundit