Flash News


E-TJERA

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, Apeli lë në fuqi burgun përjetë për Aleksandër Përdodën

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, Apeli lë në fuqi burgun

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës për Aleksandër Përdodën.

Ky i fundit u dënua me burgim të përjteshëm për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng SImoni.

“Deklarimin e pafajshëm të pandehurit A.L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim. Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Murrani dhe Simoni u gjetën të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër. Ata kishin shkuar në vendlindje në orët e para të mëngjesit dhe humbën kontaktet me familjarët.

Të fundit