Flash News

E-TJERA

Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"

Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme pë deputetin tashmë të arrestuar, Jugis Çyrbja.

Në një bisedë me deputetit socialist dhe Altin Hajrit, pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak, ky i fundit e vë në dijeni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi (i kapur me pistoletë 'Bereta" më 19 Janar 2021 në Tiranë).

Hajri i kërkon Çyrbjas të ndërhyjë për ta liruar dhe paguante deri në 20 mijë euro, vetëm të prishej prova. Hajri thekson se i arrestuari ishte kunati i tij dhe se ishte kapur me pistoletë pa leje.

Lirimi duhej bërë në seancën e masës së sigurisë, më 21 Janar 2021.

Hajri është shpallur në kërkim për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jani Prengës, në janar 2020 në Kamëz, bashkë me persona të tjerë, po për çështje pazaresh droge.

Të fundit