Flash News


E-TJERA

Vrau të run në Francë, dënohet me 20 vite burg shqiptari

Vrau të run në Francë, dënohet me 20 vite burg shqiptari

Një 29-vjeçar shqipat është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Assize Loire-Atlantique në Francë.

Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar qëlloi për vdekje një shtetas 22-vjeçar, Ngjarja ka ndodhur më 11 tetor të vitit 2019, kur 22-vjeçari u qëllua dy herë me armë gjahu në bark nga shqiptari.

Një ditë pas të shtënave, autori i dyshuar u arratis për t’u arrestuar disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i vrasjes.

Gjykata e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës, që dyshohet se erdhi nga larja e hesapeve në sfondin e trafikut të drogës.

Të fundit