Flash News

E-TJERA

Vrasja në Sarandë, zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in

Vrasja në Sarandë, zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Saranda, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.

Kostandin Vogli, i cili mbeti i plagosur, ka rrëfyer se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për një biznes beach bar-i.

Sipas tij, përplasja me Viktor Ruçi është përshkallëzuar pasi gjatë kohës që ai ndodhej në burg, vëllai i tij ishte nxjerrë nga biznesi, çka ka çuar në konflikt për ndarjen e të ardhurave.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit”, mësohet të ketë deklaruar Vogli.

Ai ka shtuar se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, por situata ka degjeneruar në përplasje fatale. Gjatë konfliktit në lokalin e Rexhep Ismailit, ky i fundit mbeti i vrarë, ndërsa Kostandin Vogli u plagos.

Të fundit