Flash News

E-TJERA

Zbulohet mozaiku i rrallë dymijë vjeçar në Durrës

Zbulohet mozaiku i rrallë dymijë vjeçar në Durrës

Zbulohet një mozaik i rrallë në Durrës, gjatë rindërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.

Bëhet fjalë për një bazament kolone, fragmente muresh, fragmente potenciale të pikturës murale e fragmente mermeri, që nga vlerësimi paraprak përkojnë me elemente tipike të strukturës së një vile romake.

“Por gjetja kryesore është një mozaik floreal, që nëntoka e ka ruajtur në një gjendje mjaft të mirë, i periudhës së hershme perandorake romake, që në fazën aktuale, mendohet të mbulojë një sipërfaqe prej afro 30 m2. Hulumtimi i mëtejshëm pritet të zbulojë edhe elemente të tjerë të rëndësishëm të sitit arkeologjik”, ka shkruar ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Sipas saj, pas këtij zbulimi do të realizohet gërmimi arkeologjik i hapur me qëllim evidentimin e plotë të këtij siti, në vijim të së cilit do të vlerësohet ecuria e mëtejshme e projektit dhe destinacionin final të materialeve arkeologjike.

Të fundit