Flash News

Bota

‘Zbutet’ Britania, azilkërkuesit do të pranohen pa intervista, por jo shqiptarët

‘Zbutet’ Britania, azilkërkuesit do të pranohen pa

Mijëra emigrantë do të marrin azil pa intervista në një përpjekje për të hequr ngarkesën e madhe.

Mbërritjet nga vendet me norma të larta miratimi si Afganistani dhe Siria do të shohin aplikime të përshpejtuara, raporton The Sun.

Nëse kalojnë kontrollet bazë të terrorit dhe krimit dhe kanë një arsye të vërtetë, ata do të kenë sukses. Ata përfshijnë emigrantë nga Afganistani, Eritrea, Siria, Jemeni dhe Libia, të cilët mbërritën para qershorit të kaluar.

Në listën e emigrantëve që pritet t’iu miratohet më lehtësisht kërkesa për azil, nuk janë shqiptarët, të cilët kanë thyer rekord si popullsia me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Britani. Shiqiptarët u kthyen në debat edhe mes qeverive, i cili përfundoi në paqe me një marrëveshje.

Kryeministri Rishi Sunak është zotuar të miratojë 100,000 raste këtë vit. Sipas planeve të reja me dy nivele, rreth 12,000 njerëzve do të duhet vetëm të plotësojnë formularët për të aplikuar për të qëndruar.

Kryeministri do të dyfishojë gjithashtu numrin e punonjësve të çështjeve në 2,500 dhe atyre do t'u kërkohet të marrin të paktën katër vendime në javë.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se është një "amnisti" efektive për migrantët me varka të vogla që vijnë këtu ilegalisht dhe vetëm se do të inkurajojë më shumë të kalojnë Kanalin.

Të fundit