Flash News

E-TJERA

Zgjedhja e kreut të Gjykatës Kushtetuese, sot ‘shansi’ i fundit për 3 kandidatet

Zgjedhja e kreut të Gjykatës Kushtetuese, sot ‘shansi’ i

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot raundin e tretë. Seanca e cila nis në orën 10:00 është mundësina e fundit për të zgjedhur kryetaren e re me votim të fshehtë, ose në të kundërt do të bëhet zgjedhja me short.

Në raundin e parë asnjë nga tre kandidatet Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj nuk arrit të marrë 5 vota, përcaktuar si numri minimal për të zgjedhun kryetaren e re.

Ndërsa në raundin e dytë kandidatet morën secila nga tre vota, çka bëri që të mos ketë asnjë fituese.

Nëse dështon edhe raundi i tretë, atëherë kreu i Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhet me short.

Gjykata Kushtetuese u plotësua me 9 anëtarët e saj me mandat të plotë më 16 janar, me emërimin e anëtares Holta Zaçaj, e cila pasoi ish-kryetaren Vitore Tusha.

Të fundit