Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet dhe akuzat e opozitës, ambasadori i OSBE-së: Presim raportin përfundimtar, do të takoj së shpejti Bashën

Zgjedhjet dhe akuzat e opozitës, ambasadori i OSBE-së: Presim raportin

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vicenzo Del Monaco ka folur për zgjedhjet, ku ka theksuar se është në pritje të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR. Ai tha në një prononcim për gazetarët se OSBE ka patur bashkëpunim të mirë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike.

"Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese.

Me të dalë raporti përfundimtar i ODHIR-it prezenca e OSBE në Shqipëri është e gatshme për te ndihmuar për zbatimin e rekomandimeve më potenciale që ai raport do të ketë”, tha Del Monaco.

I pyetur për pretendimet e opozitës për manipulime zgjedhore ose "masakër" siç e quan ajo, Del Monaco tha se është në dijeni të këtyre akuzave, duke bërë me dije se së shpejti do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Të fundit