Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ-ve për PS, PL dhe PSD

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton listën e anëtarëve të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-ve për PS, PL dhe PSD.

Lidhur me listën e anëtarëve të KZAZ-ve të Partisë Demokratike, KQZ vendosi të shtyjë miratimin pasi grupimet kanë dërguar dy lista.

"Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia e Lirisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023", thuhet në rendin e ditës.

Komisioneri Ilirjan Celibashi, teksa foli për situatën n PD, u shpreh se deri në datën 7 mars do të merret një vendim për përfaqësuesin e demokratëve. 

"Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ", tha Celibashi. 

Të fundit