Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në FSHF, Meta: 3 vjet na bllokuat me BE, po nga UEFA përse doni të na përzini?

Zgjedhjet në FSHF, Meta: 3 vjet na bllokuat me BE, po nga UEFA përse

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen në distancë mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së që do mbahen në datë 2 mars 2022.

Në një postim në facebook, Meta pyet me ironi përse mazhoranca kërkon të përzejë Shqipërinë nga UEFA, teksa më parë ka bllokuar dhe rrugën e integrimit Europian.

“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini?

Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit”, shkruan Ilir Meta

Kujtojmë se Veliaj, i cili së fundmi ka paditur Presidenin Armand Duka në Prokurori ku sipas tij kreu i FSHF ka kryer shkelje, ndërsa mbrëmë një person i paidentifikuar vuri lëndë plasëse në derën e shtëpisë së Dukës, duke shkaktuar dëme materiale.

 

 

Të fundit