Flash News


E-TJERA

Zgjedhjet vendore, KQZ përcakton 3 bashkitë ku do të zhvillohet votimi elektronik

Zgjedhjet vendore, KQZ përcakton 3 bashkitë ku do të zhvillohet

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar tre bashkitë, ku do të zhvillohet votimi elektronik.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, qytetarët e tre Vorës, Kamzës dhe Elbasanit do të votojnë përmes elektronike, ku edhe numërimi do të jetë gjithashtu elektronik.

KQZ miratoi këtë të mërkurën projektvendimin final: “Për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë”.

Votimi elektronik u implementua për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shin në KZAZ Nr.40 në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë.

Pas dështimit që në këto zgjedhje të realizohej votimi elektronik në të gjithë vendin, institucionet përgjegjëse janë angazhuar për ta përfunduar këtë projekt në zgjedhjet e ardhshme. Përveç votimit elektronik, në këto zgjedhje nuk u mundësua as vota e diasporës.

Të fundit