Flash News

E-TJERA

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësorë

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë

Asambleja e gjyqtarëve zgjodhi 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësorë.

Konkretisht, një nga radhët e gjykatave të apelit dhe dy nga shkalla e parë. 

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë të trupës së gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Emona Muçi është fituese e garës për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pesë vitet e ardhshme nga radhët e Gjykatës së Apelit.

Muçi rezultoi fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida Kaçerja.

Nga radhët e gjykatave të Shkallës së parë fituese është Gentiana Muçaj me 114 vota kundrejt 112 votave të Alma Kodraliut.

Po kështu Markeljan Koça nga Shkalla e Parë Administrative është shpallur fitues.

KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.

 

 

Të fundit