Flash News

E-TJERA

Zgjidhet anëtarja e re e KLGJ-së

Zgjidhet anëtarja e re e KLGJ-së

Emona Muçi është shpallur fituese për vendin vakant të Gjykatës së Apelit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Muçi do të zëvendësojë në këtë post Brikena Ukperaj.

Përpos Ukperajt, mandati u ka përfunduar edhe Marçela Shehut nga radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Dritan Hallunajt nga radhët e Gjykatës së Apelit.

Pritet që të zgjidhen edhe dy anëtarët e tjerë, ndërsa në garë bashkë me Muçin janë edhe Irida Kaçerja, Alma Kodraliu, Gentjana Muçaj dhe Markeljan Koça.

Të fundit