Flash News

E-TJERA

Zgjidhet sot kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese, ja tre emrat e kandidateve

Zgjidhet sot kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese, ja tre emrat e kandidateve

Zgjidhet sot kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin kanë shprehur interes 3 gjyqtare. Ato janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Holta Zaçaj.

Mbledhja e gjyqtarëve do të nisë në orën 10:00, ku kandidatet do të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre. Më pas do të vijohet me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Më poshtë keni emrat që përbëjnë Gjykatën Kushtetuese.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
1. Marsida Xhaferllari, anëtare
2. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
3. Dr. Elsa Toska, anëtare
4. Sonila Bejtja, anëtare
5. Dr. Sandër Beci, anëtar
6. Ilir Toska, anëtar
7. Gent Ibrahimi, anëtar
8. Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
9. LL.M. Holta Zaçaj, anëtare

Të fundit